Aktuale

Reagimi i Sami Lushtakut kur “kërset alltia”

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku mbrëmë ishte i pranishëm në një nga odat e Drenicës.Për të pranishmit është përkujdesur një grup shahirash me këngë folklorike.

E përveç mishit dhe pijeve të ndryshme alkoolike, aty nuk munguan as krisma armësh.

Momenti kur njëri nga të pranishmit nxjerr armën nga brezi për të shtënë, në fytyrën e Lushtakut fillon një buzëqeshje, duke e kthyer kokën kah kamera që po e xhironte.

Në këtë mbledhi shihet që nuk është vetëm një person që gjuan me armë.