Aktuale

​Dhuna ndaj fëmijëve në shkolla, shqetësuese

‘Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkolla’ do të jetë tema kryesore e konferencës së nesërme, e cila do të organizohet nga Qendra e Kosovës për Arsim (KEC) me mbështetjen e UNICEF dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo konferencë do të mbahet nesër, më 24 qershor, në Hotelin Sirius Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30.

Në njoftim për media, bëhet e ditur se në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat e projektit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkollë, transmeton KosovaPresss.

“Në këtë konferencë, fjalë përshëndeste do të kenë: ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, udhëheqësja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad dhe Stergios Tragoudas nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë”, thuhet në njoftim./KosovaPress/