Aktuale

Paralajmërimi i ministrit Lluka, pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut në vendin e punës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë Haradinaj, Valdrin Lluka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të punëtorit të KEK-ut, Fehmi Salihut, i cili ndërroi jetë mbrëmë në vendin e punës.

Lluka ka shpresuar se ky do të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, teksa ka bërë të ditur se javët e ardhshme do të hapet diskutimi me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Me keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së Fehmi Salihu, teknik i inxhinierisë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndajë dhimbjen me ta.Duke dëshiruar që ky të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, gjatë javëve të ardhshme do të hapim një diskutim të gjërë me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së sigurisë në punë me synimin që rastet e tilla të mos përsëriten.Gjithashtu, dua të ritheksoj mirënjohjen time për të gjithë punëtorët që zellshëm angazhohen për funksionimin dhe prodhimin e energjisë elektrike në vend.Ngushëllime!