Aktuale

Krahu i Molliqajt ndahet nga Vetëvendosje në Kuvend

Grupi i të dorëhequrve të Lëvizjes Vetëvendosje bëhet me grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë deputetë të Vetëvendosjes e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar.

Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht, ka mësuar KTV-ja nga burime brenda Kuvendit.

Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar.

Administrata e Kuvendit pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë krijimin e grupit të ri parlamentar.

Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:

1. Visar Ymeri

2. Dardan Molliqaj

3. Dardan Sejdiu

4. Dukagjin Gorani

5. Aida Dërguti

6. Shqipe Pantina

7. Faton Topalli

8. Fisnik Ismaili

9. Driton Caushi

10. Donika Kadaj