Rajon & Botë

Zjarri në shtëpinë e pleqve vret 11 persona

Në një zjarr që shpërtheu në pjesën veriore të Japonisë në një shtëpi për të moshuarit kanë humbur jetën 11 persona dhe tre të tjerë janë lënduar.

Policia bëri me dije se zjarri shpërtheu pak para mesnatës në Sapporo në ishullin japonez të Hokkaidos, transmeton Klan Kosova.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet por është në proces hetimi lidhur me të.