Një krim brenda familjes është regjistruar sonte në mbrëmje në Malësinë e Madhe. Burri ka vrarë gruan me sëpatë.
Burime të policisë konfirmojnë se viktima është 42-vjeçarja Lumnie Bajrakurti, shkruan TCH.
Ajo u vra në oborrin e shtëpisë. Policia arrestoi burrin vrasës, Ylber Bajrakurti, për të cilin tha se trajtohej si i sëmurë mendor.
Ndryshe, pak minuta më herët në mediat shqiptare u raportua se ka vdekur 23 vjeçari që kishte vrarë një studente vetëm sepse kjo e fundit kishte refuzuar të lidhej me të.