Pozicionimi si parti me koncepte ekstremisht të majtë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë që një grup mjaft i madh të dalë kundër Albin Kurtit.
Por, tani jo vetëm kundër, por janë dhënë edhe indikacione për krijimin e një partie të re, që do të quhej Lëvizja Social-Demokrate, shkruan gazetametro.net.
Mirëpo, duke ditur se Nisma për Kosovën që moti proklamonte socialdemokracinë, ata vendosën që ta ndërrojnë emrin që e kishin përmendur që moti, duke e quajtur Nisma Social-Demokrate.
Por, duket se nuk mbetet vetëm tek çështja e koncepteve, sa e garës për emërim para se një gjë të tillë ta bëjë partia e re. Duke e parë që partisë së re do t’i bashkoheshin mjaft personalitete të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosje, partia e Limajt mori masa për ta emëruar partinë para se të krijohej kjo parti.
Sidoqoftë, akoma nuk ka asgjë zyrtare rreth krijimit të partisë së re, mirëpo është raportuar se grupi anti-Kurti e kanë ideuar partinë, në krye të së cilës do të jetë Visar Ymeri dhe pranë tij figura si Dardan Molliqaj, Shpend Ahmeti dhe deputetë të tjerë të VV’së.
Ndryshe, se VV’ja është pranë ndarjes e kanë thënë edhe vetë Molliqaj e Ymeri, të cilët nuk besojnë më shumë se 1% se mund të qëndrojnë akoma në VV./gazetametro.net