Përmes një komunikate për media nga bëhet e ditur se seanca plenare e demarkacionit do të shtyhet të enjten për një orë e gjysmë.
Seanca plenare ishte planifikuar të mbahet të enjten në orën 10:00 mirëpo tani u shty për në orën 11:30, e kjo për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kuvendit në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR’it.
“Me pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës shtyhet për një orë e gjysmë seanca plenare e 1 shtatorit, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare.
Seanca e paraparë të mbahej në orën 10:00, do të fillojë në orën 11:30”. /GazetaExpress/