Ramush Haradinaj mori pjesë në darkën solemne të shtruar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për nder të arritjes në Atdhe të ekipit Kombëtar shqiptar, pas eliminimit nga Kampionati Evropian ‘Francë 2016’.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjendet në Shqipëri në darkën e shtruar për Kombëtaren shqiptare.
Ai ka shkruar se ndihet krenar me atë që arritën djelmoshat e Kombëtares në Euro 2016.
“Sonte, në një darkë mirënjohjeje për Kombëtaren shqiptare, që i dha shpirt futbollit shqiptar në Evropë. Ata na bënë krenarë gjithë këto ditë dhe prandaj gjithë respekti shkon për ta!”, ka shkruar Ramushi. /Express/