Aktuale

Hoti: Zhbërja e Speciales rikthen rezolutën 1244

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti në një konferencë për media ka bërë të ditur se dërgimi në Qeveri i nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, u bë pa prezencën e LDK-së, shkruan Gazeta Express.

Sipas Hotit, një vendim i tillë u bë me ndihmën e Listës Serbe, ndërsa ka shtuar se LDK mbetet me qëndrimin e njëjtë, se shfuqizimi i Dhomave të Specializuara përkon vetëm në interesin e armiqve të Kosovës të cilët duan ta rikthejnë rezolutën 1244.

”Ligji për dhomat e specializuara është futur në procedura për të marr opinionin e Qeverisë pa prezencën e LDK-së”, tha ai.

”Kjo është e pakuptueshme që pas gjithë këtyre përpjekjeve për të vedijësuar vendimmarrësit, shkon tutje kjo gjë. Nuk ka shpjegim tjetër, vecse është në interesin e armiqve të Kosovës që të izolojnë Kosovën e të rikthejnë rezolutën 1244”, përfundoi ai./Express/