Aktuale

Qeveria aprovon dy kërkesa për shpronësim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar dy kërkesa për shpronësim, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj mbledhjeje, ekzekutivi i tha po kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga Ndërtimi i Rrugës Nacionale N9 Prishtinë – Pejë, segmenti Balincë – Pejë, Komuna Malishevë dhe asaj për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Rajonale R 129 Kërpimeh – Mitrovicë”, Zona kadastrale Revuq dhe Pakashticë e Poshtme të Komunës së Podujevës.