Aktuale

Rrotullohet një veturë te ‘Banja e Dobërqanit’

Një veturë është rrotulluar para pak minutash në rrugën Kamenicë – Gjilan, më saktësisht në vendin që njihet si “Banja e Dobërçanit”.

Një lexues ka treguar se vetura e rrokullisur i takon markës së veturave “Mercedes” dhe ka ngjyrë të zezë. Deri tek rrokullisja thuhet se ka ardhur nga shpejtësia e papërshtatshme në kthesë.

Pak minuta pasi ka ndodhur aksidenti, raportohet se Policia e Kosovës kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk ka informacion nëse ka të lënduar nga ky vet-aksident.
Bazuar në numrin e regjistrimit në tabela, personi mund të jetë nga Bujanoci./ © GazetaBlic /