Sot është një ditë feste për këngëtaren e njohur Rona Nishliu.
Kjo për faktin pasi që sot Rona feston ditëlindjen e nënës së saj, transmeton Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rona përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Rona kishte zgjedhur një fotografi nga fëmijëria ku shihet në krahët e nënës së saj.
Natyrisht, nuk ka munguar edhe një urim i veçantë. Rona thotë se ajo është drita që ndriçon cdo hap të jetës së saj.
“Nan, nuk mjaftojnë veç urimet për ditën e lindjes sepse ti je drita që ndriçon çdo hap të jetës tonë. Nuk po kërkoj shumë, edhe 59 të tjera për ty, që të kemi kohë mjaftueshëm për pafund kujtime të tjera ????. Happy bday to the most ëonderful, understanding, caring & loving person on planet earth, Madre ????, #TheLoveofMyLife”, kishte shkruar Rona.
Ndryshe, Rona njihet si një nga këngëtaret me zërin më të vecantë në estradën shqiptare./Gazeta Express/