ShowBiz

Kështu dukej Dua Lipa në vitin 1998 (Foto)

Ditë më parë këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka mbushur 21 vjeç.

Dje Lipa lansoi këngën e saj më të re të titulluar “BLOw YOUR MIND (MwAH)”, e cila po mirëpritet nga publiku.

Gazeta Express ju sjell një fotografi të këngëtares në vitin 1998 kur Dua ishte vetëm 3 vjeçare, foto është realizuar në Stamboll. Dua në fotografi mban gishtin në gojë, ndërsa pranë saj janë prindërit e këngëtares dhe disa miq të familjes.

Kujtojmë se muajin e kaluar Lipa ka mbajtur koncert në Prishtinë ku arriti t’i mbledh rreth 20 mijë fansa./Gazeta Express