Zyrtarët e OKB-së i kanë bërë thirrje sot Arabisë Saudite që t’i jep fund represionit ndaj dhjetëra aktivistëve të ndaluar që nga shtatori, pasi ata i kanë demonstruar qetësisht të drejtat e tyre qytetare dhe politike.
Më shumë se 60 klerikë fetarë, shkrimtarë, gazetarë, akademikë dhe aktivistë të shquar, janë arrestuar që nga shtatori i vitit të kaluar.
Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga pesë ekspertë të pavarur të OKB-së, bëhet thirrje që të lirohen të gjithë të burgosurit politik, transmeton KosovaPress.