Ministria e Financave e Uzebikstanit ka shkarkuar 562 punëtorë, pasi presidenti Shavkat Mirzijojev urdhëroi që të çrrënjoset mos efikasiteti dhe të largohen, siç u shpreh ai “minjtë” të cilët po prishin reputacionin e kësaj ministrie.
“Fshesa” erdhi pasi që Mirzijojev javën e kaluar kritikoi ministrinë për shkak të përgatitjes së dobët të projekt-buxhetit shtetëror, financimin e pamjaftueshëm të projekteve në krahina të ndryshme dhe “përmirësimin” e të dhënave ekonomike.