Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur sot homologun e tij sirian Bassar al- Assad terrorist dhe shtoi se është e pamundur që përpjekjet paqësore siriane të vazhdojnë me të.
“Assad është terrorist, i cili kryen terrorizëm shtetëror”, tha ai në konferencën e përbashkët me homologun e tij tunizian Beji Caid Essebsi në Tunis.