Rajon & Botë

Venezuelë: Lirohen nga burgu 80 opozitarë

Autoritetet e Venezuelës deri tani kanë liruar 44 persona të arrestuar, kundërshtarë të qeverisë socialiste të këtij vendi.

Grupet për të drejtat e njeriut bëjnë me dije se janë edhe dhjetëra opozitarë që gjenden në burgje.

Administrata e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro ka bërë të ditur se do të lirojë krejtësisht 80 aktivistë të arrestuar të dënuar prej vitit 2014 dhe 2017.

Megjithatë, atyre do t’u jepen dënime alternative që do të vendosen në formën e punës të dobishme sociale, raporton Reuters.