Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës ka thënë se gjithçka që ka ndodhur të premten mbrëma me Gjykatën Speciale është brenda rregullave parlamentare.Ka thënë se duhet të ruhen raportet me ShBA-në pavarësisht dallimeve që kanë lidhur me Specialen. Ka njoftuar se Parlamenti deri më 14 janar do të ketë pushim.
Reagimi i VeselitNë vazhdimësi ka pasë qëndrime të ndryshme rreth Gjykatës Speciale. E di që dje nuk ka qenë një ditë e lehtë për Kosovën. Por, kjo assesi nuk duhet ta dekurajojë askënd e as ta lekundë besimin në Kosovën dhe miqtë e saj.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë sovranë në të drejtat, përgjegjësitë dhe vendimet e tyre.Në respektim të Rregullores së Kuvendit, iniciativa e 43 deputetëve për të sjellë një projektligj që shfuqizon Ligjin për Dhomat e Specializuara është shqyrtuar dhe është proceduar për vendimmarrje, bazuar në Rregulloren e Kuvendit.
I gjithë procesi është zhvilluar konform ligjeve të vendit dhe qëndrimeve politike të secilit subjekt.Kosova qëndron e palëkundur në përkushtimin e vet perëndimor, për integrim në Bashkimin Europian dhe për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kuvendi i Kosovës, në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës, nga sot futet në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar.