Aktuale

Grabitje e armatosur në një argjendari në Ferizaj

Raportohet tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyre në një argjendari me ç ‘rast të njëjtit kanë grabitur një sasi të arit dhe gjatë konfrontimit, të njëjtit kanë plagosur më armë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore. Rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe po hetohet nga njesitet policore. /KosovaPress/