Rajon & Botë

Vetura godet një turmë njerëzish, arrestohen dy persona

Policia australiane ka arrestuar dy persona pasi një kombi ka hyrë në mes të turmës, duke lënë kështu 19 persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur minuta më parë në Melbourne, më saktësisht në “Flinders Street”, transmeton Indeksonline.

Shumica e të lënduarve janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa dy prej tyre i është dhënë ndihma në vendin e ngjarjes.

Tani policia ka kërkuar nga qytetarët që të largohen nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/