Të shtëna të forta armësh janë dëgjuar përbrenda një kinemaje në Viernheim, në Gjermani, nga ku raportohet se kanë mbetur të paktën 25 persona të plagosur, njoftojnë mediat gjermane, transmeton KosovaPress.
Një person me revole hyri në kinema rreth orës 15:00, dhe me sa duket ka qenë edhe më shumë i armatosur, thanë autoritetet e sigurisë. Të cilat janë duke provuar të negociojnë me personin që po mbanë peng shumë njerëz që ndodheshin brenda kinemasë.
“Ne nuk e dimë kush është personi me revole, apo çfarë lloji të armëve ai ka, por mundësia që kjo mund të jetë një sulm terrorist është gjëja e parë që po e mendojmë,” tha për CNN-në, Atika Shubert nga Berlini.
Nuk është e qartë se sa prej të lënduarve u qëlluan, dhe sa mund të jenë lënduar në mënyra të tjera.
Kinemaja është pjesë e një qendër të madhe tregtare, një objekt me më shumë se 100 biznese. Kompleksi pret 20.000 vizitorë të përditshme, thuhet në faqen zyrtare të kësaj qendre saj.
Viernheim është qytet që ndodhet në Gjermaninë Perëndimore, në afërsi të Frankfurtit.