Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua protesta e opozitës ku mijëra njerëz mbushën rrugën para parlamentit duke shkaktuar edhe incidente, të arrestuar dhe hedhje tymuesish.
Por jo vetëm. Kjo situatë kaosi po zhvillohej edhe në Kuvendin e Shqipërisë aty ku opozita hodhi tymues në sallë duke shkaktuar incidente të tjera.
Ndaj kësaj proteste të opozitës ka reaguar Ambasada Amerikane e cila ka dënuar ashpër protestën e opozitës.
Ajo ka dalë hapur dhe qartë kundër zgjedhjes së opozitës për protestën në Kuvend.
Ambasada amerikane dënon protestën, tymuesit në Kuvend dhe incidentet e tjera.
Por jo vetëm kaq, Lu akuzon sërish Adriatik Llallën si kreun e akuzës që refuzonte të ndiqte penalisht politikanët.
Reagimi i plotë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë.
Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet.
Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur.
Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. /albeu.com/





















