Aktuale

Pritje deri 20 minuta në vendkalimet kufitare të Maqedonisë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. 

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk janë të mundura ndalesa deri në 20 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet nga ana e Maqedonisë.

Qarkorja e Shkupit është lëshuar për qakullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të ketë kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.