Rajon & Botë

SHBA’ja i bashkohet forcave turke në ofensivën kundër ISIS’it në Siri

Avionë të koalicionit ndërkombëtarë, në veçanti paisje amerikane, po zhvillojnë bombardime për të ndihmuar rebelët sirianë, të mbështetur nga forcat turke, në një ofensivë kundër grupit Shteti Islamik në Jarablos, njoftoi një përgjegjës ushtarak amerikan.

Rebelët sirianë njoftuan se kishin marrë sot një zonë pranë Jarablos nga kontrolli i xhihadistëve të ISIS-it, në përfundim të një ofensive “vetëtimë” që zgjati disa orë.