Aktuale

Vdes Slobodan Praljak pasi konsumoi helm në sallën e gjyqit në Hagë

Ish-përgjegjësi i lartë i forcave kroate të Bosnjës vdiq në një spital të Hagës pasi konsumoi helm në sallën e audiencës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY) në Hagë, njoftoi agjencia zyrtare kroate HINA.

Slobodan Praljak, 72-vjeç, dëgjoi gjykatën të konfirmonte dënimin e tij me 20 vite burg, para se të thotë “e kundërshtoj verdiktin tuaj!”, si dhe të nxjerrë një shishe të vogël dhe të pinte përmbajtjen para se avokati i tij se të njoftonte se ishte helm.

Vdekja është njoftuar nga shumë media kroate, ku edhe kanali privat N1 dhe të përditshmet e tjera kryesore si “Jutarnji List” dhe “Vecernji List” para se të konfirmohej nga HINA, që citon një burim pranë të akuzuarit.