Aktuale

Nisma për Kosovën themelon degën në Deçan

Nisma për Kosovën ka njoftuar se sot me 27 nëntor 2017, ka themeluar degën në Deçan.

Kryetar i degës së Nisma për Kosovën atje është emëruar, Shkodran Imeraj.

Me këtë rast janë caktuar edhe drejtuesit për themelimin e nëndegëve dhe strukturave të tjera në këtë përbërje :

– Bujar Osdautaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Isniq.

– Selim Lokaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Deçan.

– Blerina Baqaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Drenoc.

– Rinor Kadrijaj, përgjegjës për themelimin e nëndegës në Rastovicë.

– Granit Shabanaj, përgjegjës për themelimin e Rinisë së Nisma për Kosovën, dhe

– Adelina Kadrijaj, përgjegjëse për themelimin e Gruas së Nisma për Kosovën.

“Po ashtu ekipi ne përbërje të : Shkodran Imeraj, Selim Lokaj, Granit Shabanaj, Bujar Osdautaj, Rinor Kadrijaj, Blerina Baqaj dhe Adelina Kadrijaj, do të bëjnë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të I-rë Zgjedhor të Nisma për Kosovën dega në Deçan, nga ku do të dalin edhe struktura e reja drejtuese të degës”, thuhet në njoftim./KosovaPress/