Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit të Albin Kurtit, Donika Kadaj Bujupit dhe Albulena Haxhiut, duke thënë se pushteti kriminal po bën persekutime ndaj Vetëvendosjes por se nuk i frikëson.
Postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:
Persekutimi që po na bëhet nga pushteti kriminal as nuk na frikëson e as nuk na dobëson.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Albinit, Donikës dhe Albulenës si dhe të aktivistëve të denuar padrejtësisht.





















