Aktuale

Anulohet konferenca Haradinaj-Mogherini- Hahn, shkak agjenda

Në momentin e fundit, pa paralajmërim, është anuluar konferenca për shtyp në selinë e BE-së në Bruksel, në të cilën pritej tw flisnin përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj.

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se arsye për anulimin e konferencës është agjenda, nuk dihet nëse situata e ndjeshme Kosovë –BE rreth demarkacionit është arsyeja e anulimit të konferencës apo edhe diçka tjetër.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq ka thënë se konferenca është anuluar “për shkak të agjendës”, pavarësisht se konferenca ka qenë e paralajmëruar para shumë kohësh.