Aktuale

Shtetasi i Shqipërisë tenton ta korruptojë policin me 5 euro

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën kufitare në Vërmicë, pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve u ka afruar zyrtarëve policorë një kartëmonedhë prej 5 €.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshme, ka njoftuar Policia në raporton 24-orësh./KosovaPress/