ShowBiz

Princesha ndryshon flokët, duket tejet me stil me frizurën e re (Foto)

Të jesh princeshë përveç gjithë të tjerave, dihet që sado i vogël të jetë ndryshimi që bën, nuk do të shpëtojë pa u komentuar. Jo më, kur bëhet fjalë për prerjen e re të

Kate Middleton-it dora vetë. Dhe mbi të gjitha, kur shfaqet me një model të cilin s’e
kemi parë kurrë më parë. Kate e cila është në muajin rreth muajit të 4-ët të shtatzënisë, duket se u lodh me flokët e gjatë dhe vendosi t’i presë ato në modelin trend të momentit, atë bob. Dhe e vërteta është se duket krejt ndryshe.

Prerjen e re të okëve me onde, princesha zgjodhi t’i kombinojë me një kapele të zezë
dhe një palë vëthe perle. Herë pas here, Middleton zgjedh të ndryshojë pamje përmes
prerjes dhe modeleve të flokëve, por gjithmonë duke iu përmbajtur stilit dhe
karakterit të saj.

Siç ndodh zakonisht, nëse princesha bën diçka, të tjerët e bëjnë pas saj. Me shumë gjasa, që tani, kjo do të jetë prerja më e kërkuar në vazhdim.