Rajon & Botë

Trump me tone më të buta ndaj XI

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka lavdëruar liderin kinez Xi Jinping, një kontrast ky i theksuar ndaj kritikave të tij të mëparshme ndaj Kinës mbi çështjet e Koresë së Veriut dhe tregtisë.

Megjithatë, ai kërkoi nga Xi të “punojë shumë” për të bindur Korenë e Veriut për testet bërthamore.

Në suficitin tregtar të Kinës, Trump u befasoi shumë kur tha se nuk “fajëson Kinën” për përfitimin.

Këto deklarata presidenti amerikan i bëri në Pekin, gjatë një vizite shtetërore, transmeton KosovaPress. Ai ndodhet në kryeqytetin kinez, si pjesë e turneut të tij në pesë shtete në Azi.