Aktuale

Vritet një i ri me armë zjarri në Ferizaj

Një vrasje ka ndodhur në pasditen e së enjtes në qytetin e Ferizajt.

Nga informatat e para mësohet se viktima është mashkull dhe është i moshës 23 ose 25 vjeçare.

Zëdhënësi policor për Ferizaj, Agim Gashi ka deklaruar për Express se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditë së sotme.

“Viktima është gjetur pa shenja jete. Ai është mashkull rreth moshës 23 ose 25 vjeçare. Policia e ka dal në vendin e ngjarjes së bashku me Prokurorin”, ka thënë Gashi.

Vrasja ka ndodhur në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.