Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është zotuar se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet dhe çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet.
“Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e po ashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari. Drejtësia për Astritin do të ndodhë!”, ka shkruar Haradinaj në facebook./KosovaPress/