Përhapja e sëmundjes Gungore të Lëkurës të gjedhit ka nisur të merr përmasa shqetësuese edhe në Kosovë. Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës po i nevojiten edhe 25 mijë vaksina që ta trajtojë këtë sëmundje tek kafshët e prekura në Kosovë.
Si pasoj e kësaj sëmundje, deri më tani kanë ngordhur 38 kafshë, por autoritet të AUK-ut kanë siguruar që sëmundja nuk ka implikime tek njerëzit dhe të as produktet e qumështi të kafshëve.
“Fillimisht, ne nuk kemi pasur fonde për trajtimin e kësaj sëmundje. Por, kemi pranuar një fondacion nga Komisioni evropian prej 25 mijë infeksioneve. Nga ky donacion kemi vaksinuar po kaq krerë të gjedheve. Vaksinimin e kemi bërë në brezin kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë. Duke parë që sëmundja po merr përmasa më të mëdha kemi kërkuar fonde shtese shtesë nga Komisioni evropian, ata na kanë thënë se nuk mund të na ndihmojnë më shumë dhe ne i jemi drejtuar Qeverisë së Kosovës edhe për 25 mijë vaksina të tjera. Qeveria e Kosovës na ka premtuar që do të na përkrahë në këtë planë dhe ne jemi në pritje ende”, ka thënë për lajmi.net Jehona Murati, zyrtare për informim në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës.
Murati ka siguruar që, kjo sëmundje nuk ka efekte tek njerëzit
“Sipas ekspertëve tanë, kjo sëmundje nuk ka asnjë efekte tek njerëzit dhe nuk paraqet rrezik, pos që është deformim i lëkurës. Nëse gjedhet nuk trajtohen me vaksina ato ngordhin, por ka nga to që janë imune dhe i mbijetojnë sëmundjes. Po ashtu, kjo sëmundje nuk ka efekte as në qumështin, apo produktin e tyre. Kafshet e ngordhura, sipas të dhenve që i kemi ne teren janë groposur”, ka treguar zyrtarja e AUV.
Sipas statistikave të ofruar nga ky institucion deri me datë 16 gushtë, kanë ngordhur 38 krerë gjerdhe, kryesisht në Kaçanik e Prishtinë.
Para disa ditësh, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me anë të një komunikate ka njoftuar të gjithë fermerët blegtoral të Kosovës për paraqitjen e kësaj sëmundje.
Sipas AUV-së, sëmundja Gungore e Lëkurës e cila njihet edhe si Lumpy Skin Disease është sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike sepse mund të preken me shume se 50 për qind e fermave blegtorale, ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 10 për qind.