Aktuale

Haradinaj: T’i japim fund tolerancës ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit

Prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, andaj institucionet e vendit duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet, me qëllim që askush të mos i mbyll sytë para dukurive të tilla, të cilat mund t’i rrezikojnë qytetarët e vendit.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me temë “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pohoi se duhet t’i ipet fund tolerancës së ideve ekstremiste që qojnë në terrorizëm.

Ai tha se institucionet e vendit duhet të jenë të vendosura që të parandalojnë përhapjen e ideologjive ekstremiste, që kanë potencial me kalu në terrorizëm dhe me i nxit njerëzit e vendit tonë për radikalizëm.

Kjo sipas tij bëhet dhe duke rritur besimin në institucione. Haradinaj po ashtu theksoi se Kosovës i nevojitet një plan serioz për t’i trajtuar gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në aktivitete ekstremiste, në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt dhe që mos të mund të befasohet me rreziqet që mund t’i vijnë.

“Për me mujt Kosova me sukses me luftu një të keqe, që është një e keqe e gjithë botës, një rrezik si terrorizmi, fuqizimi i mandatit ligjor e kushtetues i institucioneve, rritja e besimit në to, dhënia e përkrahjes së nevojshme. Pse e gjithë kjo, çka duam të arrijmë me këtë. Mendoj që duhet ta shënojmë një fund të tolerancës të caktuar për idetë ekstremiste që çojnë ka terrorizmi, për bartësit e këtyre ideve, për propagandën e tyre, do të ketë një fund kur s’mund të lejohen më. Duhet ta shënojmë një fund të flirtimeve me ta, me ata që janë bartës të këtyre ideve ekstremiste që qojnë kah terrorizmi, dhe s’guxon dikush me i mbyll sytë, nëse dikush i ka mbyll sytë, nuk ka qenë në nivel të mandatit ligjor të detyrës, atëherë duhet me qenë i ndëshkuar. Kushdo që nuk arrin me qenë në nivel të mandatit të vet ligjor, rrezikon vendin e vet, duhet me pas pasoja ligjore”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj tha se institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me segmentet e shoqërisë, janë duke ndërmarrë një sërë masash për t’i vetëdijesuar dhe larguar qytetarët e Kosovës nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ai tha se shumë shpejtë pritet që strategjia shtetërore, kundër terrorizmit 2017-2022, t’i dorëzohet për miratim

“Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, i cili shpie në terrorizëm dhe lufta kundër terrorizimit, kërkon bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të ngushtë të gjithë akterëve institucional dhe jo qeveritar, si dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Lufta kundër dukurive negative është prioritet i Qeverisë së Kosovës, në veçanti të këtyre dukurive…Korniza ligjore që ka për qëllim parandalimin, luftimin dhe ndëshkimin e të gjitha veprave penale, që lidhen me terrorizmin ekziston këtu në Kosovë. MPB me kohë ka sponsorizuar ligjin, i cili ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit. Masat tjera legjislative që kanë për qëllim parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, janë të shumta. Por theks të veçantë ka edhe ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, tha ai .

Qeverisë së Kosovës. Përkundër arritjeve në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, ai pohoi se Republika e Kosovës ende sfidohet me pengesa, të cilat krijohen nga fakti që Kosova ende nuk është anëtarësuar në Interpol./KP