Tre persona u vranë dje në mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket të Colorados (perëndim të SHBA), njoftoi policia lokale.
”Janë regjistruar tre të vdekur”, konfirmoi në Twitter policia e Thorntonit, në afërsi të Denverit, duke bërë të ditur fillimisht për dy të vdekur dhe një të plagosur i shtruar në spital.
“Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar”, njoftoi policia duke bërë thirrje për të dëshmuar rreth ngjarjes.
Muajin e fundit, një agresor vrau 58 persona në Las Vegas në ngjarjen më të rëndë në historinë e kohëve të fundit të SHBA.
Stephen Paddock, 64 vjeç plagosi gjithashtu rreth 500 spektatorë të tjerë gjatë në koncerti të muzikës kauntri, para se të vriste veten.
Çdo vit, më shumë se 33 000 të vdekur me armë zjarri regjistrohen në SHBA, sipas një studimi të publikuar këtë muaj.