Rajon & Botë

Princ Harry dhe Markle, të dashuruar “deri në vesh”

Princ Harry për dy vjet kishte planifikuar takimin e tij me Meghan Markle, thonë miqtë e tij.

Ai dy vjet para se të njihej me Meghan kishte thënë se ajo është gruaja e tij ideale, transmeton KosovaPress.

Princ Harry dhe Meghan Markle, ylli i serisë ‘Suits’, janë njohur gjatë një meçi të tenisit, kishin shkëmbyer disa fjalë dhe ishin dashuruar “deri në vesh”.

Bukuroshja amerikane deri më tash është njoftuar me gjithë familjen mbretërore, përfshirë edhe mbretëreshën, ndërsa flitet edhe për ceremoninë e martesës, e cila do të jetë ende më interesante se ajo e Kate dhe William.

Qysh para dy vjetësh, Harry iu kishte thënë miqve se grua e tij ideale është Meghan Markle. Për ndihmë rreth takimit të parë kishte kërkuar nga Markus Anderson, i cili është më meritorit për takimin e tyre njohës në terrenin e tenisit, në vitin 2016, transmeton KosovaPress.

Aktorja arriti në Londër për të përcjellë meçin e Serena Williams dhe kohës së qëndrimit në Britani të Madhe ishte ftuar edhe në ahengun privat në lagjen SoHo, në të cilin “krejt rastësisht” ishte gjetur edhe Harry.

Pjesa tjetër e historisë, është shkruar me dorën e sigurt të princ Harry.