Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuar me inicialet I T në fshatin Kushnin Has të Prizrenit, ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi disa here në një aheng familjar.
I dyshuari vullnetarisht e dorëzon armën e zjarrit, ndërsa krim teknikët sekuestruan armen AK-47 Nr. Serik 12114751 dhe disa gëzhoja si provë materiale.
Pas intervistës, ne konsultim me Prokurorin e shtetit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/