Ofrimi i shërbimeve sa më efikase në administratën publike për qytetarët e Kosovës, USAID ka organizuar një trajnim në programin “Zhvillimi i Politikave Publike dhe Lidershipi”, nga i cili sot u certifikuan 180 persona.
Zëvendës drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno ka kërkuar nga 180 personat e trajnuar në këtë program që atë që e kanë mësuar ta aplikojnë në pozita e tyre qeverisëse.
Ajo po ashtu ka thënë se këta persona do të jenë shtytës të zhvillimeve dhe ndryshimeve për një Kosovë më të mirë.
“Kërkoj nga ju që të merrni atë që keni mësuar dhe ta aplikoni në pozitat tuaja në qeveri si sot ashtu edhe në të ardhmen gjithashtu kërkoj nga ju që t’i shikoni mundësitë që t’i monitoroni të tjerët. Kurrë mos e vëni të dyshim që ju dhe kolegët tuaj mund ta keni në jetën e njerëzve pra ju do të jeni shtytësit përpara të zhvillimeve dhe ndryshimeve për një Kosovë më të mirë”, tha ajo.
Ndërsa, presidentja e RIT Kosovo (A.U.K), Sharon Hart tha se përmes këtij trajnimi USAID i ka mundësuar Kosovës që të ketë kornizë arsimore dhe edukative për nëpunësit civilë.
“Është një kohë e mirë për të festuar për të arriturat tuaja, unë kam kuptuar që kemi 180 persona, të cilët janë këtu të cilët kanë përfunduar programin trajnues dhe dua të them se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme që USAID ka mundësuar dhe është gjë e mirë që ka bërë për t’i mundësuar Kosovës në mënyrë që ne të ofrojmë këtë kornizë arsimore edukative për të gjithë ju”, tha Hart.
Edhe përfaqësuesja e Institutit Kosovar për Administratë Publike, Refike Sylçevci është shprehur se ky trajnim ka ngritur kapacitetet e nëpunësve civilë në politikat publike dhe lidership.
Ajo po ashtu tha se përmes këtij trajnimi nëpunësit civilë do ofrojnë shërbime më efikase dhe cilësore për qytetarët.
“Ky qëllim kryesor i këtij trajnimi është rritja e kapaciteteve të nëpunësve civil në politikat publike dhe lidership. Trajnimi i cili është realizuar për të dy nivelet si për atë lokal ashtu edhe atë qendror. Ne jemi të sigurt se tani e tutje nëpunësit civil të gjithë Republikës së Kosovës përveç përvojës së tyre që kanë do t’i përdorin edhe njohurit e marra gjatë këtij trajnimi, mirëpo edhe përvojat e vendeve më të zhvilluara që të ofrojnë shërbime efikase dhe cilësore për qytetarët tanë“, tha ajo.
Dejan Jovanoviq nga komuna e Graçanicës tha se falë programit “Zhvillimi i Politikave Publike dhe Lidershipi”, stafi i tij ka arritur që të ngritë njohurit për administratën publike, duke kërkuar që një program i tillë të aplikohet edhe në komuna tjera.
Pjesë e trajnimit kanë qenë gjithsej 232 shërbyes civilë qendror dhe komunal, dhe prej tyre 180 persona gjatë kësaj ceremonie janë certifikuar.
Trajnimi i organizuar nga USAID dhe i mbështetur nga RIT Kosovo ka zgjatur gjithsej 6 muaj, i cili ka ofruar trajnime me qëllim të zhvillimit të politikave publike, në vendimmarrje, në vlerësim të politikave dhe lidership./KP/