Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi gjatë një interviste për RTK, ka theksuar se për zhvillimin e bujqësisë është nevojë emergjente regjionalizmi i kulturave bujqësore, kurse subvencionet dhe grantet të jepen sipas regjionalizmit, duke u bërë paraprakisht nga shteti analizat e tokës dhe klimës.
Sipas Krasniqit ky vlerësim ka dalë nga konferenca e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku kanë marrë pjesë ekspertë të bujqësisë.
“Produktet të subvencionohen në bazë të klimës, në mënyrë që të krijohet sasi e prodhimit që Kosova t’i plotësojë kushtet e prodhimit”, tha Krasniqi, i cili shtoi se kjo kërkesë vjen si pasojë e shpërndarjes së kulturave bujqësore “në mënyrë jo të rregullt dhe nuk dihet se sa sasi mollë i kemi në Gjilan e sa në vendet tjera. Regjionalizimi është nevojë, të cilën e kanë bërë të gjitha shtetet”.
Krasniqi po ashtu theksoi se nuk ka sigurim të produkteve bujqësore nga fatkeqësitë natyrore, apo natyra tjera. Ai sqaroi se sigurimi i produkteve bujqësore në Evropë bëhet nga shteti, përkatësisht Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me kompanitë e sigurimit.
Për më shumë dëgjojeni intervistën: