Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në seancën e sotme ka folur për rishikimin e buxhetit për vitin 2017, duke thënë se Ministria e Financave në këtë plotësim ndryshim ka përfshirë edhe çështjen e pasaportave.
Zemaj ka kërkuar përgjigje nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri se ku ka mbetur procedura rreth pasaportave dhe a janë kryer obligimet ligjore për arbitrazh.
“A ka bërë pala austriake kërkesë për njohje dhe ekzekutim për arbitrazh. Ku ka mbet procedura? Si përfundim propozoj se nëse nuk janë kryer obligimet kërkoj të tërhiqen shuma e paraparë që është prej 5 milionë euro”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se skandali me pasaporta është skandali më i madh që ka ndodhur.
“A janë përmbush obligimet ligjore, sepse ky është skandali më i madh . Kujt po i ngutet me pagu këtë 5 milionësh”, ka pohuar ai.