Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga LDK-ja, Agim Veliu, ka thënë se ai është duke prirë ,rezultatet janë pozitive në favor të tij.
“Jemi duke pri bindshëm, jemi duke marrë informata në terren. Më vonë dalim me rezultate.”, tha Veliu në një deklaratë për KosovaPress nëpërmes telefonit.
Në Podujevë kanë garuar përveç Veliut edhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajredin Hyseni nga PDK, Fatmir Humolli nga AAK, Xhemajl Hasani nga Nisma dhe Xhevdet Maloku nga partia Fjala./KosovaPress/