Aktuale

Shaqir Totaj koncert me të rinjtë: Jam adresa juaj në Prizren

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka organizuar një mbrëmje të madhe muzikore me të rinjtë e qytetit, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se ndan shumë gjëra të përbashkëta me të rinjtë dhe nën qeverisjen e tij katër vjeçare do të krijojë jo vetëm mundësi më shumë, por do të ketë edhe më tepër aktivitete të këtilla për ta rikthyer Prizrenin në një qytet ku organizohen ngjarje të tilla të mëdha.

“Rinia është në listën e prioriteteve dhe se do të kenë fokus të veçantë gjatë qeverisjes. Energjinë e juaj pozitive do ta shfrytëzojmë për ta zhvilluar Prizrenin. Do të qeverisë me të rinjtë”, u ka thënë Totaj atyre.

Edhe Kryetari Kadri Veseli i ka ftuar të rinjtë që ta votojnë Shaqir Totajn, pasi ai është adresa e tyre e kërkesave dhe e nevojave përgjatë katër viteve të ardhshme. Në këtë mbrëmje kanë performuar yjet si Zanzi Band, Noizy dhe Alban Mehmeti.