ShowBiz

Kylie Jenner fsheh barkun (Foto)

Kylie Jenner ka publikuar një selfi seksi në Snapchat, duke fshehur pjesën tjetër të trupit, në kohën kur mediat raportojnë se ajo është shtatzënë me të dashurin e saj Travis Scott, transmeton KosovaPress.

Bukuroshja e televizionit nuk ka konfirmuar publikisht shtatzëninë e saj.

Kylie është në lidhje me Travis për pesë muaj.

Ndërkohë është raportuar se edhe motra e saj Khloe po ashtu është shtatzënë, derisa Kim pret fëmijë nga nëna surrogate.