Rajon & Botë

10 vite burg për infermieren që kidnapoi një fëmijë 19 vite më parë

Gjykata në Afrikën e Jugut ka dënuar me 10 vite burg, gruan me profesion infermiere, e cila kishte kidnapuar një fëmijë me emrin Zephany, 19 vite më parë, dhe e kishte rritur si të sajin.

Gruaja 51 vjeçare u arrestua në vitin 2015, pasi u ngritën dyshime rreth ngjashmërisë së vajzës me një vajzë tjetër në shkollë, transmeton KosovaPress.

Testet e AND-së, kanë vërtetuar se dy vajzat ishin motra.

Gjykatësi i John Hlophe i tha të pandehurës e kishte tradhtuar Zephanyn me veprimet e saj.