Aktuale

Ja si e komentojnë mediat serbe heqjen e barrikadës në Mitrovicë

Shumë media serbe kanë raportuar sot vazhdimisht për heqjen e barrikadës në Veri të Mitrovicës. B92 i Serbisë mbanë titull “Largohet ‘Parku i Paqes’ në prani të Policisë”.

“Makina të rënda në mëngjesin e sotëm kanë hequr ‘Parkun e Paqes’, mbi urën e Ibrit në Mitrovicë” thuhet në këtë medie.

B92 ndër të tjera raporton se gjatë kohës së heqjes së barrikadës, prezent kanë qenë edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës në Jug, Agim Bahtiri.