Presidenti i Turqisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij e konsideron Turqinë si vend mik dhe se është i kënaqur që sot janë nënshkruar 12 marrëveshje ndërshtetërore.
Ai gjatë një konference për media pas takimit me shefin e shtetit turk Recep Tayyip Erdogan, ka nënshkruar deklaratën e përbashkët për themelimin e bashkëpunimit Serbi-Turqi, i cili do të takohet një herë në vit.
Vuçiq tha se nesër në Novi Pazar do të nënshkruhen edhe katër marrëveshje.
“Jam i bindur se në të ardhmen do të ndërtojmë marrëdhënie gjithnjë e më të mira”, tha ai. Vuçiq tha se Serbia ishte njëra nga vendet e para, zyrtarët e së cilës u çuan në mbrojtje të Kushtetutës së Turqisë, kur vitin e kaluar u organizua tentim puçi.
“Serbia e konsideron Turqinë se mik. Ne jemi vend mik i popullit dhe shtetit turk”, tha ai.