Aktuale

Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e gjashtë të Kuvendit, ja rendi i dites

Komuna e Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë të Kuvendit komunal duke filluar me fillim prej orës 10.

Ja pikat e rendit të ditës:

1.Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme;

2. Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;

3. Shqyrtimi i raportit financiar tremujor për periudhën janar – qershor 2017;

4. Propozimi për miratimin e Planit zhvillimor të arsimit në komunën e Prishtinës 2018-2022;

5. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”;

6. Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re – Zona Lindje”;

7. Diskutim për Raportin vjetor të auditimit të pasqyrave financiare vjetore për vitin 2016;

8. Pyetje dhe përgjigje;

9. Të ndryshme./Indeksonline/