Aktuale

Opozita, përmbytjet nuk do të ndikojë në zgjidhjen e krizës politike

Vërshimet në rajonin e Shkupit kishin ndikim katastrofal për shumë familje, por të paktën deri në këtë moment duket se nuk do të ndikojnë në epilogun e krizës politike.

Ky përfundim mund të nxjerrët nga qëndrimet e partisë maqedonase në pushtet dhe asaj në opozitë.

“Puna e KSHZ-së lidhur me pastrimin e listës po vazhdon gjithë këto ditë, pa marrë parasysh aktivitetet lidhur me vërshimet. Më shumë se gjysma e trupit ad-hok për ndjekjen e mediave është kompletuar. Për momentin nuk shohim arsyeje logjike pse të anulohen afatet e marrëveshjes”, tha Petre Shilegov – deputet i LSDM-së.

Para dy dytëve, përgjigje direkte nuk dha as deputeti Ilija Dimovski, por la përshtypje se çdo gjë po zbatohet madje edhe para kohe.

“Në këtë kontekst nuk mund të jap përgjigje. Punët lidhur me zbatimin e marrëveshjes po shoh se zhvillohen madje edhe para kohe”, u shpreh Ilija Dimovski – deputet i VMRO-DPMNEsë.

Sipas aneksit të fundit të marrëveshjes së Përzhinës deri më 23 gusht, patjetër duhet të formohet trupi ad-hok i cili duhet ta monitorojë punën e mediave në periudhën parazgjedhore.

Deri në fund të muajit, KSHZ-ja duhet të saktësojë sa nga votuesit e kontestuar do të vendosen në lista të veçanta apo do t’u merret e drejta e votës. Deri më 31 gusht, liderët e katër partive politike do të duhet të vendosin nëse marrëveshja po zbatohet për të përcaktuar datën për zgjedhje, që besohet se do të mbahen më 11 dhjetor.